Startup Weekend

Printer-friendly versionSend by emailPDF version
Startup Weekend Tirana është aktiviteti më i rëndësishëm i organizuar nga Protik dhe që u zhvillua në ambjentet e qendrës në 7-9 Qershor 2013.
 
Startup Weekend sjell në vëmende ide të reja të biznesit që mund të kthehen në kompani të sukseshme dhe vlera reale e këtij modeli është të mësuarit përmes krijimit, zhvillimi i rrjeteve të kontakteve, gjetja e partnerëve potencial si bashkëthemelues, vlerësimi i ideve, mundësia për të eksperimentuar në një mjedis të ri pa rrezik dhe për të marrë hapin e parë për ngritjen e një kompani nga fillimin brenda 54 orësh.
 
Tre skuadrat fituese u përzgjodhën në fund të ngjarjes "Startup Weekend": "Green Lovers", "Kuki PATI" dhe "Lost in Translation".
Ngjarja Startup Weekend Tirana u mbështet nga: Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, si Sponsor Premier; ICTS Media, Raiffeisen Bank, Microsoft Albania, BTC Albania, DM Consulting Services; Kaspersky Lab dhe Facilization Sh.pk, EasyPay Albania, Shqiperia.Com.