Teknologjia për personat me aftësi të kufizuara

Printer-friendly versionSend by emailPDF version
Duke pasur një nga zyrat e pakta në Tiranë që është plotësisht funksionale për personat me aftësi të kufizuara, Protik është angazhuar për t'i ardhur në ndihmë këtij komuniteti. Protik synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara të zhvillojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e TIK-ut përmes projektit "Teknologjia për personat me aftësi të kufizuara", si dhe për të rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me këtë komunitet tek bizneset që operojnë në sektorin TIK në Shqipëri.
 
Ky projekt ka filluar në prill të vitit 2013 dhe deri tani janë ofruar dy kurse trajnimi me një kohëzgjatje prej një muaji për grupe të vogla të individësh. Komentet e marra nga pjesëmarrësit kanë qenë shumë pozitive dhe shpresojmë që këto trajnime të kenë rritur mundësinë e tyre për tu punësuar.