Programi i Akselerimit të bizneseve në Protik

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Rreth Programit të Akseleratorit të bizneseve

Qendra Protik është një organizatë jo-fitimprurëse e krijuar përmes një kontributi të përbashkët të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Qeverisë Shqiptare, Microsoft-it, Cisco dhe Albtelecom. Misioni i Protik është të shërbejë si katalizator për zhvillimin e sektorit të TIK në Shqipëri.

Situata në Shqipëri

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri është konsideruar një industri strategjike me potencial për të shërbyer si një motor për rritjen ekonomike. Sfidat kryesore të sektorit janë të lidhura me cilësinë e fuqisë punëtore dhe me faktin se përfaqësimi i industrisë është i fragmentizuar. Si rezultat, Shqipëria nuk ka strukturat e nevojshme për të mbështetur sipërmarrjen. Protik do të ndërhyjë në treg për të adresuar këto probleme dhe për të stimuluar rritjen e sektorit të TIK.

Përvoja e Protik në konkurset Startup

Qendra Protik ka eksperincë në sigurimin e sipërmarrësve të cilët operojnë në TIK me qasje në teknologji moderne për të shërbyer si një informacion dhe rrjet shpërndarës. Duke filluar nga 10 tetori, janë organizuar mbi 160 aktivitete të cilat kanë sjellë në qendër rreth 4000 pjesëmarrës. Bazuar në përvojën e Protik në menaxhimin e Konkurseve Starup që nxisin ide të reja; Takime B2B; Aktivitete si Business Speed ​​ Dating dhe trajnime të ndryshme për sipërmarrjen, qendra do të krijojë një akselerator biznesi, si hap të rradhës për të stimuluar sipërmarrjen dhe mbështetur zhvillimin e sektorit të TIK në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth programit të akselerimit, ju lutem referojuni link-ut më poshtë: http://accelerator.protik.org/index.html