Laboratori i Praktikave Profesionale

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Laboratori i praktikave profesionale efektive është një nga projektet më të rëndësishme të Protik.Është një projekt tre vjeçar dhe është financuar nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar për Zhvillim (AADF). Qëllimi i projektit është të zvogëlojë hendekun që ekziston midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, duke asistuar të gjithë aktorët që japin kontributin e tyre në krijimin e praktikave efektive. Ky projekt ka për qëllim të japë një shembull të krijimit të praktikave efektive në universitetet shtetërore dhe komunitetin e biznesit të TIK, dhe t’u japë mundësi studentëve për një fillim të lehtë në tregun e punës.Protik ka një rrjet të gjerë kontaktesh dhe vazhdimisht nxit krijimin e rrjeteve profesionale dhe të partneriteteve, duke qenë një laborator i përsosur për praktikimin e punonjësve në lidhje me TIK dhe përpjekjet e tyre për të krijuar strukturat e duhura për të menaxhuar praktika efektive.Tetë deri në dymbëdhjetë nxënës do të bëjnë praktikë në të njëjtën kohë. Praktika do të zhvillohet nga 1-3 muaj, në varësi të nevojave aktuale të qendrës, kompanive partnere të programit, projekteve në zbatim dhe aftësisë së universiteteve për të siguruar praktikantë.