Klubi i Inovatorëve të Rinj

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Një nga objektivat parësore të Protik është që të promovojë risi. Ndërkohë që trajnimet dhe seminaret janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen e njohurive rreth tekonologjive të reja, Protik, gjithsesi dëshiron të ngrejë një rrjet pune afatgjatë të krijuesve të rinj. Identifikimi i të rinjve/rejave të interesuar/a në risi dhe të siguruarit e një vendi ku ata mund të përmbushin dhe ndajnë interesat e tyre, shënon një nga kontributet më të rëndësishme të Protik-ut në industrinë e TIK.Klubi i Inovatorëve të Rinj përbëhet nga fëmijë të talentuar (11-16 vjeç), të cilët kanë aftësi të jashtëzakonshme në fushat e teknologjisë dhe kanë gjithashtu interes të madh për të zhvilluar më tej këto aftësi. Fillimisht ky klub kishte vetëm 5 anëtarë, por me kalimin e kohës, numri i anëtarëve u rrit. Aktualisht, Protik ka bashkuar 9 fëmijë, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin përvojat dhe njohuritë, zhvillojnë ide të reja dhe që kanë patur mundësi të reja për të mësuar.

Klubi mblidhet rregullisht në Protik, zakonisht një herë në javë. Protik jo vetëm që u siguron anëtarëve të  klubit mjete dhe një vend ku mund të takohen dhe punojnë, por gjithashtu është në kërkim të mundësive për edukimin e mëtejshëm të tyre përmes rrjetit TIK të krijuar në qendrën Protik. 

Deri tani, fëmijët kanë punuar në disa projekte interesante. Ata kanë krijuar një robot, që mund të kontrollohet në çfarëdo distance, kanë programuar edhe ndërfaqen e kontrollit dhe kanë zhvilluar disa programe premtuese, ndërsa ka ende shumë për të zbuluar.

Kush mund të aplikojë?

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. 11 – 16 vjeç
  2. Të zotërojnë të paktën një nga aftësitë e mëposhtme:
  • Njohuri shumë të mira të një gjuhe programimi
  • Njohuri shumë të mira në elektronikë (p.sh. të mund të punojë me mikro-kontrolluesit)
  • Njohuri shumë të mira mbi administrimin e rrjetit/sistemit
  1. Të jenë të gatshëm të punojnë me të tjerët
  2. Të jetojnë në Tiranë ose afër saj
  3. Aplikimet për Klubin e Inovatorëve të Rinj për këtë vit janë mbyllur. Nëse dhe kur do të ketë një proces tjetër përzgjedhës për programin, ato do të reklamohen gjerësisht në faqen tonë të Internetit dhe në mjete të tjera. Për më shumë pyetje, ju lutem referojuni seksionit FAQ (pyetjet më të shpeshta).